Ardit Toli është një tjetër lojtar që do të bashkohet me Vorskla Poltavën.
Edhe pse është në gjyq me Tiranën në DHKZK, lojtari ka vendosur që të firmosë me ukrainasit dhe pritet të nisë stërvitjen.
Mesfushori ka refuzuar që të luajë me bardheblutë duke zgjedhur kampionatin ukrainas.
Madje, klubi i Vorsklës ka kontaktuar me Tiranën për Ardit Tolin për të parë se si është çështja e këtij lojtari me kampionët shqiptarë.
TOTRE – Për çështjen e Enur Totres Tirana situata është shumë e qartë.
Vorskla duhet të transferojë 100 mijë euro dhe më pas bardheblutë të lënë të lirë lojtarin që të bashkohet me ukrainasit.
Skuadra shqiptare i ka lënë kohë ekipit ukrainas deri ditën e mërkurë për të bërë transferimin.
Arena e Lajmit

Loading…