“Nuk përzgjedhim mes miqsh e partnerësh”, Rama përplaset me anëtaren e Greqisë në KiE: Pa Erdogan kriza e emigrantëve do ishte kthyer në apokaliptike. Gjyshja ime thoshte…

Edi Rama43

Kryeministri Edi Rama i përgjigjur pyetjeve në Asamblenë e Përgjithshme të KiE. Ai tha se Shqipëria nuk zgjedh mes miqve, referuar Turqisë e Greqisë.

Gjithashtu kryeministri Rama ka debatuar edhe me anëtaren e Greqisë në KiE, Nina Kasimati lidhur me marrëdhënien e Shqipërisë me Turqinë dhe ndikimin e këtij partneriteti në aderimin e Shqipërisë në BE.

“Përgjigje ndaj zonjave e zotërinjve e do i kthehem zonjës nuk di nga vjen sepse nuk u prezantua, nga Greqia, tani kuptoj pse është e shqetësuar për marrëdhënien me Turqinë. Ashtu si Greqia e Italia, të trija janë njësoj e në politikën tonë të jashtme përcaktohen si partnerë strategjikë. nuk kuptova pyetjen tuaj. Ju keni problemet tuaja shpresoj ti zgjidhni mes dialogut e drejtësisë ndërkombëtare por kur bëhet fjalë për ne, nuk krahasojmë e zgjedhim mes miqve e partnerëve tan se kemi mësuar nga e shkuara se fqinjët janë aty për të qëndruar përgjithmonë.

Gjyshja ime një grua e mençur thoshte fqinj i lumtur është shtëpi e lumtur. në nuk kemi frikë se një gjë e keqe mund të vijë nga Turqia, në të kundërt, është shumë e rëndësishme për sigurinë e Europës. Pa ta kriza e emigrantëve do ishte kthyer në krizë apokaliptike për vendet më të rëndësishme të Europës. Turqia qëndroi në portat e Europës dhe bëri atë që bëri. Kam privilegjin të konsideroj vetem mik të Erdogan e Mitsotaqis për të zgjidhur këtë çështje”, tha Rama.

Anëtarja e Greqisë, Nina Kasimati: Edhe pse në këtë mënyrë të patakt, jeni i vetëdijshëm se ne jemi tejet të vendosur që të ndihmojmë Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për të përmbushur procesin për anëtarësimin e Shqipërisë. A mendoni se aderimi i Shqipërisë me vlerat evropaine do ishte e papajtueshme me politikën e sinergjisë dhe aktorë si Turqia që minon të drejtat e njeriut dhe që ndikon në bashkëpunim.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×