
Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u shpreh se ka vende të treta që kërkoj ë të nxisin konflikt në Ballkan, referuar Rusisë, Serbisë dhe Republikës Srpska.
Ai shtoi se duhet një presion pozitiv mbi atë që po ndodh në Hagë referuar gjyqin në Dhomat Speciale për ish anëtarët e UÇK-së.
Ndërkohë, Ardit Bido, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shtetit u shpreh se momenti i përdorur për të ngritur kërkesat në KiE është më i favorshmi.
Fatmir Mediu: Një nga gjërat që Rama përdori ka të bëjë me problemet e tensionet në Ballkan që mund të krijoje konflikte. Ajo që ka ndodhur në Kosovë e në Hagë nuk është spontane. Është një politikë e ndjekur me pasojat e saj. Ka vende të treta që kërkojnë të nxisin një konflikt në Ballkan, Rusi, Serbi, Republika Serpska. Konflikti më i prishëm është zhbërja e Bosnje e Hercegovinës.
Palët e treta penetrojnë në terrenin tonë për të bërë politikat etyre. Është mirë që kur flet kryeministri ta kapi vetëm në kontekstin historik por edhe në pasojat.
Ardit Bido: Për mua jo sepse nëse do diskutonte do fliste edhe për Ballkanin e Hapur që ne si
shqiptarë kemi ndasi në politikën e jashtme.
Fatmir Mediu: Fjalimi ka relevancë shumë të madhe dhe audiencë shumë të madhe.
Gerta Zaimi: Shqipëria ka bërë lobime. Kryeministri shqiptar ka treguar se lojën e shahut të diplomacisë di ta bëjë. Fjalimi i sotëm është i përgatitur i lobuar dhe Asambleja e dinte që do të shkonte me një fjalim të kësaj natyre. jam dakord me Mediun që nuk është diskutim populist. Kosova nuk është e përfaqësuar dhe fjalimi i tij ishte korrekt. Është një nga betejat në gjuhën akademike të përdoret Kosova apo Kosovo. Më pëlqeu që Rama e futi edhe këtë kërkesë. Fjalimi shumë i rëndësihëm. Po të ketë vullnet politik brenda këshillit mund të miratohet.
Ardit Bido: Momenti kur është ngritur është momenti më i favorshëm.
Fatmir Mediu: Duhet një presion pozitiv për atë që po ndodh në Hagë.
Arena e Lajmit