“Putini në pranga?”, eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare: Kemi të bëjmë me një fuqi bërthamore! Kollçaku: Presidenti rus është izoluar!

13

Ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi në emisionin “Open” në News 24 tha se është e vështirë që dikush të mbajë përgjegjësi për këtë luftë, pasi bëhet fjalë për një fuqi bërthamore,

“Putini në pranga? Kjo është pyetja kryesore nëse dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Kemi të bëjmë me një fuqi bërthamore, le të thuhet sa të duan krime lufte, por në fund është e vështirë që dikush të mbajë përgjegjësi për këtë rast”, u shpreh ai.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku tha se presidenti rus Vladimir Putin ka marrë goditje e sanksione. Ai shtoi se aktualisht është vendosur në një qoshe dhe se është mirë që të mbahet aty.

“Përpjekja e Rusisë që të kishte votim të fshehtë dështoi, kemi një izolim të Putinin nga njëra anë dhe në anën tjetër NATO-n që mblidhet. Sot u deklarua se do të jetë një mbledhje me grupin special bërthamor. Pra Putini është vendosur në një cep dhe është mirë të mbahet aty. Në rast të një përdorimi të një bombe do të ketë një reagim fizik të aleancës”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×