
Gazetarja Gerta Zaimi, në një analizë që ka bërë neë lidhje me fjalimin e kryeministrit Edi Ram në Asmblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës, ku u fol për Kosovën, “Shtëpinë e Verdhë” dhe raportin e Dick Martyt e atë që po ndodh me ish krerët e UÇk-së në Dhomat e Posaçme, u shpreh se fjalimi i Ramës ishte lobuar paraprakisht dhe anëtarët e Këshillit e dinin se çprisnin.
E ftuar në “Open” në News24, ajo u shpreh se një pjesë e rëndësishme është kërkesa që Kosovës t’ referohet me emrin e saj dhe jo Kosovo.
“Shqipëria ka bërë lobime. Kryeministri shqiptar ka treguar se lojën e shahut të diplomacisë di ta bëjë. Fjalimi i sotëm është i përgatitur i lobuar dhe Asambleja e dinte që do të shkonte me një fjalim të kësaj natyre. Jam dakord me Mediun që nuk është diskutim populist. Kosova nuk është e përfaqësuar dhe fjalimi i tij ishte korrekt. Është një nga betejat në gjuhën akademike të përdoret Kosova apo Kosovo. Më pëlqeu që Rama e futi edhe këtë kërkesë. Fjalimi shumë i rëndësishëm. Po të ketë vullnet politik brenda këshillit mund të miratohet”, tha ajo.
Arena e Lajmit