Tare është gati t’i rrëmbejë nga duart Interit ëndrrën e re të merkatos, fajin e ka Sançez

Merkato e Interit në këtë verë do të kujtohet sigurisht për kthimin e Lukakut dhe afrimin e një talenti si Asllani, por edhe për dështimet e bujshme të njëpasnjëshme në arritjen e dy yjeve për ekipin. Zikaltrit humbën brenda një ditë Dibala dhe Bremer, me të cilët mendonin se kishin mbyllur gjithçka. Të njëjtin fat, duket se mund të pësojë edhe ëndrra e madhe e radhës e kësaj merkatoje.

inzagi

Dris Mertens i ka dhënë lamtumirën Napolit dhe është zyrtarisht në kërkim të një tjetër skuadre/ Futbollisti belg nuk dëshiron të largohet nga Italia dhe po kërkon një sistemim tjetër në Serinë A, ku ofertat nuk mungojnë. E para ishte pikërisht nga Interi, që kërkon një lojtar për repartin e avancuar. Por zikaltrit mbahen peng nga Aleksis Sançez, i cili nuk ka pranuar largimin dhe ka refuzuar çdo ofertë që ka mbërritur në adresë të tij, duke mos dashur të heqë dorë nga një rrogë e majme.

MERTENS 1

Kjo situatë ka lënë në vendnumëro strategjinë e blerjeve të Interit dhe rrezikon që t’i heqë nga duart edhe Mertens, i cili parimisht do të ishte shumë i gatshëm të vishte fanellën zikaltër. Në gjurmët e tij është vënë Lacio, me Igli Taren që do të bëjë maksimumin që të kënaqë kërkesën e Mauricio Sarrit, i cili do lojtarin që njeh që nga kohët kur drejtonte Napolin. Kështu, Interit do t’i duhet të zgjidhë me shpejtësi çështjen Sançez nëse dëshiron belgun, përndryshe do ta shohë atë duke veshur fanellën e lacialëve.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×