U vra me tritol në makinë/ Gazetarja e zbulon: Edmond Papa mund të jetë takuar me Aleksandër Sadikajn 2 ditë para ekzekutimit

Capture

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Me Zemër të Hapur” Evis Ahmeti, e ftuar në studion e “Open” në Neës24 ka folur në lidhje me ekzekutimin e Edmond Papës para disa ditësh në kryeqytet.

Ahmeti zbuloi se mbiemri i vërtetë i Edmond Papës është Hoxha, ndërsa shtoi se ka dyshime se ai është takuar me Aleksandër Sadikajn 2 ditë para vrasjes së tij me tritol në makinë në qytetin e Sarandës.

“Edmond Hoxha është i emri i tij i vërtetë. Në Greqi ai njihet për veprimtari kriminale, po ashtu ai nuk është ndërtuesi i hotelit “Blue Sky” por blerësi dhe nuk dihet se me çfarë parash i ka blerë. Mund të jetë shkak baxhi ose ka pastruar para për të blerë këtë hotel. Në Sarandë fliten fjalë të mira pasi gjatë pandemisë ka dhuruar disa mjete për spitalet. Në Sarandë njihet si njeri i qetë dhe bamirës. Gjithashtu Aleksandër Sadikaj është takuar me Edmond Papën në Sarandë 2 ditë para vrasjes së tij .Kanë folur familjarët e tij dhe duhet të verifikohet me kë është takuar në Sarandë, Edmond Papa do ishte gjallë sot nëse policia do kishte hetuar”, tha ajo.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×