U zhgënjye nga Nojer, taksistin shqiptar e shpëton legjenda Mateus. Gjest i madh nga kampioni i Botës

Hazir Stublla, një taksist shqiptar, është bërë protagonist këtë javë në Gjermani me historinë e tij të portofolit të humbur nga Manuel Nojer. Ai ia kishte kthyer portierit të Bajernit mes shumë peripecish e si shpërblim kishte marrë vetëm një fanellë nga gardiani i bavarezëve, ndërsa kostot e udhëtimit kishin qenë shumë më të mëdha.

nojer

Historia bëri bujë pasi taksisti kërkonte që të paktën portieri të paguante rreth 400 euro, shpenzimet e karburantit për rrugën që kishte bërë për t’i kthyer portofolin. Një situatë e pakëndshme, e cila ka pasur një fund të lumtur falë një legjende të futbollit gjerman, Lotar Mateus.

3420885-69802868-2560-1440

Ky i fundit ka vendosur që t’i blejë Stubllës, baba i katër fëmijëve, këtë fanellë dhe pastaj ta nxjerrë në ankand për bamirësi në fondacionin ‘Ein Herz für Kinder’ me të cilin bashkëpunon. “Më shkoi menjëherë në mendje që ta bëja një gjë të tillë. Madje vendosa edhe një fanellë të autografuar nga unë”, shpjegoi Mateus për mediat gjermane, ku saktësoi se i kishte paguar taksisitit 1000 euro për atë fanellë.

“Lotar është më i miri. Më ka pëlqyer gjithmonë, por tani ai është heroi im”, ishte komenti i taksistit shqiptar pas gjestit të shkëlqyer të legjendës gjermane.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×