VIDEO/ Ankohet për një faull, Spaleti përjashton nga stërvitja yllin që kushton 100 milionë euro: Po flet shumë, ik bëj dush

Një episod mjaft interesant ka ndodhur në stërvitjen e sotme të Napolit, me protagonist yllin e kësaj skuadre, Viktor Osimhen. Sulmuesi është ankuar për një faull dhe trajneri Spaleti e ka përjashtuar nga stërvitja.

asdasdasdasdasdasdasasd

Spaleti i kishte kërkuar lojtarëve një ndeshje me intensitet të lartë dhe në fushë nuk munguan përplasjet e forta fizike mes futbollistëve të ndarë në dy skuadra. Osimhen nuk pëlqeu një ndërhyrje të Ostigard dhe filloi të ankohej, duke u përplasur më pas me Anguisa.

Trajneri Spaleti i kërkoi të qetësohej por sulmuesi vazhdoi me të tijat. Atëherë Spaleti e përjashtoi Osimhen nga stërvitja. “Po flet shumë! Ik e bëj dush”, ishin fjalët e teknikut i cili nuk ngurroi të largonte publikisht yllin e sulmit nga stërvitja. Një situatë e veçantë në një moment ku emri i Osimhen është përmendur si një lojtar i cili mund të ndryshojë ekip, nëse do të ketë oferta që i afrohen kërkesës prej 100 milionë eurosh që ka Napoli për kartonin e tij.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×