VIDEO/ Vazhdojnë telashet për rivalin e Vllaznisë në Europë, vjen barazimi i radhës në kampionat

Vllaznia udhëton këtë mesjavë drejt Rumanisë për ndeshjen kundër Universitatea Kraiovës e ndërgjegjshme se ka përballë një kundërshtar që nuk është në maksimumin e formës. Edhe pse të gjithë shohin skuadrën rumune si favorite, ajo nuk po kalon një moment të mirë, pasi nuk di të fitojë në këtë pikë të sezonit.

bandicam 2022-07-24 19-29-52-875

Universitatea Kraiova barazoi 2-2 në javën e parë të kampionatit e më pas 1-1 ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës. Sot, ndaj Universitatea Kluzh, po në kampionat, ekipi i drejtuar nga Laszlo Balint, nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertë.

Skuadra e Kraiovës u gjet shpejt në disavantazh pasi vendasit realizuan që në minutën e 6 me anë të Filip. Ata u përgjigjën vetëm në pjesën e dytë me anë të një goditje këndi të finalizuar nga mbrojtësi Pap i cili me kokë gjeti golin e barazimit përfundimtar 1-1.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×