“Buzëqesh” Interi, PSG-ja arrin marrëveshjen me mbrojtësin e talentuar

PSG-ja gjen një qendërmbrojtës.

MUKIELE

Sipas asaj që raporton “Mail”, klubi parizien ka gjetur akordin me Nordi Mukielen, i cili së fundmi nuk është paraqitur në stërvitje me Lajpcigun.

Ky lajm mund të lumturojë më shumë Interin për shkak se klubi i kryeqytetit francez ishte shumë pranë transferimit të Milan Skriniar, por kalimi i Bremerit te Juventusi prishi çdo marrëveshje për largimin e sllovakut nga Milano.

Për francezin 24-vjeçar shifrat thuhet të jenë 15 milionë euro dhe huazim me të drejtë blerje në fundin e sezonit.

Në sezonin e fundit me fanellën e Lajpcigut në Bundesliga, Nordi Mukiele është aktivizuar gjithsej në 28 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 3 asiste.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×