Interpelanca në Kuvend, Zhupa për heqjen e licencës së kolegjit turk: Thonë nuk ka standarde! Sfidoj ministren e Arsimit të më gjejë një shkollë në nivelin e atyre që mbyllen!

Zhupa

Në interpelancën e kërkuar me ministren e Arsimit Evis Kushi, deputetja Ina Zupa tha se kolegji turk u mbyll me një të rënë të lapsit.

” Mbyllën një shkollë dhe një kopsht në shërbim të fëmijëve shqiptarë. Nikolla dhe Rama i kanë dhënë një certifikatë nderi gjimnazit Mehmet Akif. Tani thonë nuk kanë standarde, por çfarë standardesh. Nuk kam parë një gjimnaz publik në vend me standarde të larta se këto të dyja. E sfidoj ministren e Arsimit të më gjejë një kopsht apo gjimnaz që ka standard më këto të dyja që mbyllen. Jam e çuditur se si me një të rënë të lapsit mbyllen një shkollë e kopsht”, tha ajo.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×