Interpelancë me ministren e Turizmit/ “Sot Kumbaron mund ta shohim, ka ardhur e pamaskuar”, Zhupa për ngjarjen në Potam: Duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

Zhupa

Në interpelancën me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputetja Ina Zhupa u shpreh se ministrja Kumbaro duhet të mbajë përgjegjësi direkte për keqmenaxhimin e plazheve.

Zhupa solli në vëmendjen ngjarjen e rëndë në Potam të Himarës, ku u vra 7-vjeçarja nga një skaf i drejtuar nga polici Arjan Tase, tha se në një shtet tjetër ministrja do të kishe dhënë dorëheqjen.

“Kumbaro sot ka zgjedhur të vijë e maskuar siç bënte inspektimet në plazhe dhe mund ta dallojmë e të kemi komunikim të qartë me të. Vendi ynë është i bekuar nga natyra, por i mallkuar nga qeveria. të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë, në Potam, a kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro. Në një shtet tjetër Mirela do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja në funksionet e saj është përgjegjëse për dhënien e licencave, për distancën e stacioneve nga plazhistët, për rrethimin e perimetrave përkatëse. Nëse këto do të ishin kryer, a mendoni se do të kishim atë tragjedi. Ministrja shkonte në Durrës natën për të inspektuar plehrat, ndërkohë ditën lëngonte nga plehrat, ndërsa 420 mln euro harxhohen për inceneratorë që nuk djegin”, tha ajo.

Nga ana e saj ministrja e Turizmit, tha se Shqipëria është një destinacion i sugjeruar edhe nga media zvicerane.

“Mbi 250 mijë vizitorë kanë hyrë në portin e Sarandës për periudhën Janar-Gusht 2022. Vetëm në muajin shtator janë trajtuar në këtë port 32,136 vizitorë, krahasuar me 7,636 të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Shifrat i ka paraqitur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, gjatë interpelancës në Parlament për sezonin turistik në Sarandë kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. Kumbaro foli po ashtu për flukset e turistëve, dhe rritjen e ndjeshme të vizitorëve nga Holanda, Spanja, Europa Qendrore etj. Nëse për periudhën Maj- Qershor okupimi i strukturave akomoduese arriti mbi 60 % të kapaciteteve të tyre, në periudhën Korrik- Gusht këto njësi ishin të zëna në masën 100 %. Vlen të theksohet se në Sarandë dhe Ksamil ka rreth 900 njësi akomoduese (Hotele, B&B dhe shtëpi të dyta), ç’ka përkthehet në rreth 25.000 shtretër. Risi ishte ardhja në numër të konsiderueshëm e turistëve spanjollë të cilët në rang vendi kanë 4.5 herë më shumë në numër se sa vitin e kaluar dhe italianë, numri i të cilëve u rrit me 85%. Interesante mbetet për Sarandën dhe shit/blerja e pasurive të patundshme nga blerës të huaj, sidomos nordikë, francezë dhe italianë”, tha Kumbaro.

Në fjalën e saj, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit vuri theksin në pastërtinë e sezonit turistik, që në katër bashki procesi u asistua nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit me dyfishim të forcave të pastrimit në vijën bregdetare.

“Ndërkohë një aspekt shumë i rëndësishëm këtë verë ka qenë përpjekja e madhe e bashkisë dhe e Agjencisë Kombetare e Bregdetit për të mbajtur pastër një territor që për 3 muaj u popullua me dhjetëfishin e banorëve që e jetojnë Sarandën gjatë 9 muajve të tjerë. Pa asnjë dyshim Saranda këtë vit ka qenë më e pastër! Për 3 muaj rresht janë pastruar çdo ditë e çdo natë 18.2 km linear vijë bregdetare, ose 9. 536. 800 m2 Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka mbikqyrur sezonin përmes monitorimit të përditshëm të plazheve, 80 inspektime në stacione plazhi, ku janë marrë 27 masa administrative. Janë kryer 41 kontrolleve në struktura akomoduese ne Sarandë, dhe 27 turoperatorë midis Sarandës dhe Gjirokastrës. Në qytetin e Sarandës kanë qenë plazhet publike model si për nga pastërtia, sinjalistika, shërbimi i vrojtuesve të plazhit , të gjitha të siguruara nga bashkia!”, deklaroi Kumbaro.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×