Barcelona ka fituar miqësoren e tretë të sezonit, duke mundur Realin 1-0 falë golit të Rafinjës. Trajneri i katalanasve nuk e ka fshehur kënaqësinë për suksesin ndaj rivalëve historikë.

“Te Barça nuk ka miqësore, këtu ka mundësi për të treguar vlerat, dhe miqësoret e verës shërbejnë për këtë qëllim. Objektivi ynë është të kthehemi te Barça fitues, duam të konkurrojmë.
Në ndeshjen kundër Realit mendoj se jemi paraqitur shumë mirë, kemi vuajtur në fund, por mendoj se e merituam fitoren, pasi luajtëm më mirë se Reali. Natyrisht që kemi shumë punë për të bërë dhe aspekte të lojës për të përmirësuar, por duhet të jemi të kënaqur me hapat e bërë deri më tani”, ka komentuar Ksavi. Trajneri i Barcelonës ka folur dhe për merkaton e klubit dhe për dy nga emrat më të rëndësishëm të afruar, Levandovski dhe Rafinja.
“Ju i keni parë tashmë këta lojtarë. Rafinja është i aftë të ndryshojë lojën me një lëvizje, me një goditje, është lojtar dinamik që luan fare mirë në të dy krahët. Sa për Levandovskin, mendoj se nuk ka nevojë për shumë komente, sepse është një lojtar i kalibrit botëror.
E vërteta është se jam shumë i kënaqur me afrimin e këtyre dy lojtarëve. Afrimi i lojtarëve si Levandovski apo Rafinja do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në ekip dhe kjo është shumë pozitive, pasi të gjithë do të ngrenë nivelin e tyre”, ka komentuar Ksavi. Trajneri i Barcelonës e ka lënë për në fund “bombën” e tij.
Teksa është ngacmuar për Pikenë, që eka nisur nga stoli kundër Realit, Ksavi ka theksuar se te Barcelona nuk luhet nga emri, por nga ajo çfarë jep në fushë.
“Pike? Ai është një lojtar si gjithë të tjerët dhe do të luajë një rol si gjithkush në ekip. Të gjithë fillojnë nga e para. Të gjithë konkurrojnë. Emrat nuk vlejnë, vlen puna dhe paraqitja e tyre në stërvitje, vlejnë rezultatet. Ne po stërvitemi shumë mirë dhe kundër Realit kemi parë një provëshumë të mirë të ekipit”, ka thënë Ksavi.
Arena e Lajmit
Loading…
and then