“Ku po shkoni?”, policia i ndaloi për kontroll, trafikantët i tradhtoi reagimi. Si ranë në pranga italiani dhe shqiptari që u kapën me drogë

Arrestim

Policia italiane ka arrestuar dy persona, rreth 40 vjeç, për drogë, njëri prej të cilëve është shqiptar. Gjatë kontrolleve, dy të arrestuarve iu gjetën dy kilogram e gjysmë hashash, ndërsa nëse do të hidhej në treg do të kishte vlerën e 65 mijë eurove.

Arrestimi ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00, kur agjentët ndaluan për një kontroll një ‘Mercedes’ me targa italiane ku udhëtonin dy persona. Mësohet se makina ishte nisur për në Romë. Kur u pyetën se pse ishin në autostradë dhe ku po shkonin, trafikantët nuk arritën të jepnin shpjegime bindëse. Kështu, agjentët kanë nisur një kontroll, fillimisht personal, e më pas në makinë, ku u zbulua në bagazh dhe droga.

Sipas të gjitha gjasave, hashashi ishte i destinuar për tregun romak. Gjatë kontrollit u gjetën edhe rreth 4 mijë euro cash. Ndërkohë, ata janë transferuar në burgun e Arezzo-s.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×