“Kur Byroja politike me vendim “sekret” miratonte titullarët e ASH!”, drejtori i Institutit për Studime Politike publikon dokumentin: Akti firmosej nga anëtar i Byrosë, njëherësh akademik dhe…

Afrim Krasniqi

Drejtori i Institutit për Studime Politike, Afrim Krasniqi në një status në Facebook, ndërsa ka publikuar një dokument, ku sjell në vëmendje kohën kur Byroja Politike me vendim ‘sekret; miratonte titullarët e Akademisë së Shkencave.

Ai shprehet se KQ përmes sekretariatit propozonte emrat, ASH votonte formalisht emrin dhe  Byroja miratonte apo zyrtarizonte aktin.

Statusi:

Retrospektivë: 1989, një vit nga ndryshimi politik. Kur Byroja Politike me vendim “sekret” miratonte titullarët e ASH! Rregulli? KQ përmes Sekretariatit propozonte emrat, ASH votonte formalisht emrin, Byroja miratonte/zyrtarizonte aktin. Në atë vit nuk e kishte kompetencë dhe praktikë asnjë prej Byrove të tjera Politike në Lindjen komuniste. Shqipëria ishte (mbeti) përjashtim! Interesante që akti firmoset nga anëtar i Byrosë, njëherësh akademik dhe drejtuesi kryesor i propagandës/ideologjisë në KQ të PPSH, F.Çami, i cili për shkak të funksioneve rezulton të ishte njëherësh propozues, votues, miratues!

Afrim Krasniqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×