Pas humbjes me Mançester Sitin, trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, e gjeti veten duke u përpjekur të shpjegojë paraqitjen shumë zhgënjyese të skuadrës së tij.

“Ne patëm probleme dhe nuk kishim kontroll të ndeshjes në 10 minutat e para. Ne bëmë një punë më të mirë pas pushimit. Musiala ishte i shkëlqyer në pjesën e dytë”, tha trajneri gjerman, i cili vlerësoi edhe Marsel Zabicerin, i cili qëndroi i qetë ndaj presingut të Sitit dhe ai tha se ishte shumë i kënaqur nga paraqitja e austriakut.
Por më shumë sesa analiza e kësaj miqësoreje, trajneri u ndal të komentonte të ardhmen dhe merkaton. Bajerni do të kërkojë të zëvendësojë një sulmues me peshën e golave të Robert Levandovskit pas largimit të polakut drejt Barcelonës. Nuk është më një sekret që emri që kanë identifikuar drejtuesit e Bajernit është ai i kapitenit të Anglisë, Herri Kejn.
Dhe interesin për sulmuesin e Totenhemit e konfirmoi edhe vetë trajneri i kampionëve të Gjermanisë:
“Unë kam mendimin se ai mund të shënojë 40 gola një ditë. Por do të isha i lumtur me 10 gola në sezonin e tij të parë në Bundesligë. Ai është i ri, i talentuar.
Mund të luajë në disa pozicione: sulmues qendre, në krahë dhe në thellësi në rolin e numrit 10.
Ai është shumë i shpejtë dhe i fortë fizikisht. Mund ta kontrollojë topin mirë me shpinë nga porta. Ai është shumë i shtrenjtë, ky është problemi, por është një futbollist i shkëlqyer.
Do të jetë e vështirë për Bajernin, por të shohim në të ardhmen”. Në fakt, sulmi për 28-vjeçarin, i cili ka një kontratë deri në vitin 2024 me “Spërsat”, pritet të vijë verën e ardhshme.
Arena e Lajmit
Loading…
and then