Simone Inzagi është në kërkim të një mbrojtësi për të përforcuar prapavijën e Interit dhe duket se emri i radhës në radarët e zikaltrit është Françesko Açerbi.
Mbrojtësi italian, i cili kërkon të largohet nga Lacio, është një nga objektivat kryesorë të Milanit këtë merkato, me kuqezinjtë që e shikojnë atë si zëvendësuesin e Romanjolit për rotacion.
Për të njejtën arsye e kërkon edhe Inzagi 34-vjeçarin, duke e parë atë si zëvendësuesin e Rabokias. Siç bën me dije “La Repubblica”, Açerbi mund të zgjedhë Interin për t’u ribashkuar dhe një herë me ish-trajnerin e tij.
Arena e Lajmit

Loading…