Raporti i BE për amnistinë fiskale dhe ‘Golden Pasaport’, Balluku: S’e shpikëm ne rrotën, janë problematika hipotetike. Ambasadorja: Shmangia e këshillave, rrezik për pastrim parash

Hofman I Dorezon Progresraportin Ballukut 10

Ambasadorja e Delegacionit të BE, Christiane Hohmann komentoi raportin ku evidentoheshin problematikat e Bashkimit Europian sa i takon dy nismave të qeverisë Rama për Aministinë Fiskale dhe atë të ‘Golden Pasaport’. Ajo tha se BE respekton sovranitetin e gjithësecilit shtet, por këto procedura tashmë po hiqen.

Sipas saj, duhet pasur parasysh këshillat e BE dhe të Many-Valued, pasi vendi mund të rrezikojë me amnistinë fiskale nga pastrimi i parave. Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se këto shqetësime janë hipotetike, ndërsa do të shikohen të gjitha rezervat e shprehura.

Ambasadorja: Në lidhje me ‘pasaportat gold’, raporti është i qartë. Sigurisht që BE respekton sovranitetin e secilit do shtet që të vendosë se çfarë skemash do të ketë për dhënien e shtetësisë, por duke marrë shkas nga agresioni rus në Ukrainë, kjo do të vinte në pah rrisqet që janë thënë dhe në raport. I është bërë thirrje vendeve që t’i jepet fund dhënies së shtetësisë në këtë formë. Një shtet u padit në gjykatë për këtë shkelje. Secili shtet duhet të vendosë vet se si do të ecë përpara për këtë çështjes.

Balluku: Dua të ndalem te natyra e këtij raporti. Krahas identifikimit të progresit të raportit, ka dhe një synim, që është thelbësor, identifikimi i sfidave, mangësive në proces. Kjo është natyra e punës tonë. Ky është thelbi i integrimit në BE. Për çdo pyetje që keni duhet të kuptojmë natyrën e raportin. Të gjitha këto na dorëzohen dhe ne i marrim, i lexojmë këto gjetje për t’i adresuar më pas. Këto sfida të identifikuara duhen lexuar prej nesh dhe prej jush, në mënyrën e duhur pa pasur interpretime të cilat mund të keqinterpretohen. Ishte një nga kërkesat e ambasadorëve që të informoheshin qytetarët. Do e nis nga amnistia fiskale, pasi për Golen pasaportë kam pak për të thënë. Është bërë një progres në planin e veprimit, për luftën kundër pastrimit të parave. Vendi ynë ka bërë përpjekje kundër krimit të organizuar me një bashkëpunim të fortë me vendet e BE, si me agjenci të tjera si Eurojust dhe Europol. Sa i përket draftit për amnistinë fiskale, vlerësimi që vjen në raport është hipotetik. Mund të vërë në rrezik procesin e pastrimit të parave, por është hipotetike. Është draft që e kemi të hapur për diskutim. Amnistia fiskale ka kaluar si radhë herë më parë një proces të rëndësishëm, proces të rëndësishëm kombëtar ku morën pjesë 500 mijë qytetarë, që i janë përgjigjur ‘po’ kësaj amnistie që ka synim legalizimin e parave të ardhura nga emigracioni. Do merren parasysh rreziqet që lidhen me këtë proces. S’e kemi shpikur ne rrotën as nuk është një shteg i pashkelur më parë. I referohemi vendeve të tjera të BE. E garantojmë ambasadoren dhe komisionin se ky do të jetë një proces që do vazhdojë konsultimin. Do shohim të gjitha gjetjet dhe shqetësimet e komisionit. Dhe për ‘Golden pasaport’ është shqetësim hipotetik. Për këtë program i jemi referuar praktikave të vendeve të BE të cilat sot e kësaj dite, i kanë këto programe nën proces dhe vazhdojnë i aplikojnë dhe ne i jemi referuar atyre për atë çka i sjellin vendin dhe çfarë benefitesh kanë marrë. Ne do i lexojmë me vëmendje të gjitha gjetjet e tyre për të adresuar ato që duhen adresuar.

Ambasadorja: Më lejoni të citoj atë që thotë raporti Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe Manyval mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×