U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, 17-vjeçari po kalonte rrugën, çfarë tha shoferi në polici

C87a62d5 5664 4ab7 B528 351ad34ee370 Transformed

Ky është i riu që u aksidentua nga ish-kreu i bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. 17-vjeçari Eljo H., ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit.

Në këtë kohë është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital. Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.

Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar. Ndërkohë i riu është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×