U përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

Eljo H

Ndërron jetë në spital 17-vjeçari që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano.

Gazetari Enrik Mehmeti duke iu referuar burimeve nga policia, raportoi për “BalkanWeb” se 17-vjeçari Eljo H., nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas përplasjes së ndodhur dje në Llogara.

Adoleshenti ka qenë duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit.

Në këtë kohë është goditur me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.

Në dëshminë e tij të parë, Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes dhe shoqëruan Bollanon në komisariat.

Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×