Dueli i kthimit ndaj Zrinjskit në Ligën e Konferencës, zbardhen dilemat e Shehit për formacionin e Tiranës

Dilema e vetme e Orges Shehit është Hasani apo De Silva në sulm.

TIRANA

Trajneri Shehi dje ka provuar të dyja formacionet.

Tirana pritet të luajë ndaj boshnjakëve me një 11- she që fillon nga Bekaj në portë, Toshevski, Behiratçe, Najdovski e Ismajlgeci në mbrojtje.

Në mesfushë, Aleksi, Totre e Limaj. Sulmi është i përbërë nga treshja Xhixha, Seferi dhe De Silva që është gati për të qenë në fushën e lojës.

Megjithatë, formacioni mund të ndryshojë nëse Shehi aktivizon Hasanin.

Ky i fundit luan djathtas, ndërsa në qendër spostohet Seferi në vend të De Silvës që ulet në stol. Mungesa e vetme e Shehit është Qefalija që ka nisur stërvitjen, por zor se luan, pasi u dëmtua në sfidën e parë me boshnjakët.

Edhe Husein ka një shans titullari.

tir

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×