E mbytur në borxhe, Barcelona bën goditjen e madhe të radhës duke siguruar mbrojtësin e të ardhmes

Barcelona vazhdon me çuditë e saj. Klubi katalanas, edhe pse i zhytur në borxhe, vazhdon të bëjë blerje shumë të rëndësishme si pakkush tjetër në Europë, duke shkaktuar habi të madhe te të gjithë rivalët. Pasi siguroi firmën e Levandovskit dhe Rafinjas për një total që i afrohet 100 milionë eurove, Barcelona është gati të blejë për 60 milionë euro atë i cili pritet të jetë mbrojtësi i të ardhmes për shumë vite për katalanasit.

kounde

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se negociatat mes Seviljes dhe Barcelonës për francezin Zhyl Kunde, kanë avancuar dhe tani palët janë shumë pranë arritjes së një akordi. Kunde ishte në bisedime me Çelsin dhe dukej se do të shkonte në Londër. Por mungesa e shitjeve nga ana e londinezëve bëri që gjithçka të frenonte e kështu, Kunde ktheu sytë nga Barcelona.

Raportohet se katalanasit janë gati të paguajnë 50 milionë euro për kartonin e tij plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Një lëvizje e rëndësishme që përforcon radhët e skuadrës së Çavit, por edhe rrit habinë mbi mënyrën se si klubi po operon në mes të një krize të pashembullt ekonomike.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×