Fillon apo jo Seria A më 13 gusht? Presidenti i Federatës Italiane: Finalja e Botërorit u luajt në 50 gradë

Caktimi i fillimit të kampionatit italian më 13 gusht ka sjellë shumë polemika përtej Adriatikut. Klubet janë kundër, duke llogaritur se në atë periudhë tenperaturat do të jenë shumë të larta dhe sigurisht që lojtarët nuk do të mund të japin më të mirën e tyre, pa harruar këtu edhe rreziqet për shëndetin.

serie a

Por presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, është i bindur se kampionati do të fillojë normalisht, pavarësisht kërcënimeve me bojkot nga Liga e Futbollit.

“Në vite te tjera e kemi filluar me 20 gusht, në fund të fundit bëhet fjalë për vetëm 1 javë më herët. Mua më kujtohet që në 1994, në SHBA zhvilluam finalen e Botërorit ndaj Brazilit më 17 korrik në Pasadena. Temperatura ishte 50 gradë dhe u luajt rregullisht. Futbolli është futboll.

Atletët janë atletë dhe si rrjedhojë janë të përgatitur për të përballuar kushtet më ekstreme. Nuk mund të ketë diskutime në këtë aspekt. Nuk e vendosëm ne kur të fillonte dhe kur të mbaronte kampionati. Ka disa afate dhe duhen respektuar”, theksoi ai rreth kësaj çështje duke bërë të ditur se federata do të kërkonte që të zbatohej data e caktuar për startin e Serisë A.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×