Kukësi zbarkon në Turqi, verilindorët do të zhvillojnë tre sfida miqësore (LISTA E LOJTARËVE)

Mesnatën e së dielës, duke u gdhirë e hëna, rreth orës 2:00 të saj, Kukësi ka lënë tokën shqiptare për t’u stacionuar në Turqi dhe vijuar me fazën përgatitore afro dyjavore që do të zhvillojnë në provincën Bolu të Stambollit, një zonë me natyrë piktoreske dhe freski, ndaj jo më kot është përzgjedhur nga drejtuesit verilindorë për t’i vijuar aty këto përgatitje, për të qenë larg vapës dhe zhurmës në vendin tonë.

KUKESI

Ekipi i Kukësit, dje në kompleksin stërvitor të qytetit Bolu në Turqi

Klubi ka vendosur të udhëtojë me avion drejt Stambollit, duke mos preferuar autobusin, për shkak të rrugës së largët dhe i dhënë mundësinë Gegës që të përfitojë sa më parë për të nisur stërvitjen.

Klubi ka programuar që të zhvillojë edhe disa takime miqësore, me skuadra që aktualisht janë duke zhvilluar përgatitje në këtë zonë ose pranë saj.

LISTA – Drejt Turqisë kanë udhëtuar të gjitha afrimet e kësaj merkatoje dhe lojtarët që qëndruan nga sezoni i kaluar.

Me skuadrën është bashkuar edhe mesfushori Shqiprim Taipi, i cili mungoi në përgatitjet në Tiranë për shkak të një lëndimi të mbartur nga sezoni i kaluar, por me sa duket, ka lënë gjithçka pas dhe tani është i gatshëm për t’u vënë nën urdhrat e Skënder Gegës.

Sakaq, një mungesë e pritshme ishte ajo e Arbër Bashës, i cili vetëm pak ditë më parë kreu një ndërhyrje në ligament, e cila pritet ta lërë jashtë fushave deri në muajin janar.

Përpos këtyre dy risive, pjesa tjetër e grupit ka qenë e pritshme, me të cilët deri diku Gega ka bërë plan që të përballojë sezonin futbollistik, në të cilin ka si synim që të paktën të rikthejë Kukësin në Kupat e Europës.

MERKATO – Klubi ka zyrtarizuar 10 afrime të reja dhe dy huazime, duke e dërguar në 12 numrin e lojtarëve të afruar përgjatë këtij sesioni veror transferimesh. Praktikisht i bie një formacion i plotë që do të vihet nën urdhrat e Gegës.

Mirëpo, edhe pse për momentin grupi mund të duket i kompletuar, mësohet se deri në mbyllje të merkatos verilindorët të pretendojnë deri në fund për ndonjë tjetër afrim.

Kryesisht, lojtarët e afruar deri më tani nuk janë emra të bujshëm, por kjo ka lidhje me kursimin dhe politikat që po ndjek klubi, duke u dhënë më shumë mundësi të rinjve dhe atyre që janë në kulmin e karrierës.

LIS

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×