Orë vendimtare për fatin e mesfushorit belg, ja oferta e fundit e Milanit drejt Bryzhit

Orë vendimtare për fa tin e Sharl de Keteleres dhe mundësinë e transferimit të tij te Milani. Në vizitën që Paolo Maldini dhe Frederik Masara bënë në javën e shkuar në selinë e klubit belg lanë një propozim prej 30 milionë eurosh neto. Ndërkohë, drejtuesit e Bryzhit pretendojnë të arkëtojnë të paktën 37 milionë euro, një shifër e barasvlershme me atë që Lidsi u ka premtuar rreth një muaj më parë.

de ketelaere

Drejtori sportiv i kampionëve të Belgjikës, Vinsent Manert, vijon të mbajë lart murin e refuzimit. Të ishte për të, De Ketelere do të ishte pjesës e Lidsit tashmë, por duke ditur që ka në dorë një gur të çmuar, ai kërkon 5-6 milionë euro më shumë sesa ofrojnë kuqezinjtë.

Sipas mediave belge, ultimatumit të “Djallit” i skadon nesër afati dhe shifra më e re është 33 milionë euro për kartonin dhe 10 për qind të një shitjeje të ardhshme të lojtarit. Bryzhi duhet të pranojë, përndryshe kampionët e Italisë do të ndjekin pista të tjera.

POZICIONI I LOJTARIT – Shokët e skuadrës e tallin në italisht, ndërsa trajneri e konsideron pjesë të grupit, megjithatë Sharl de Ketelere dje nuk ishte as në stol në sfidën e skuadrës së tij kundër Genkut, e vlefshme për javën e parë të kampionatit belg.

Shokët e fantazistit fituan 3-2 e jo pa vështirësi, por mosgrumbullimi i 21-vjeçarit është një sinjal që orët e tij në Bryzh janë të numëruara. Për të konfirmuar këtë fakt ka ndihmuar edhe zonja Isabele de Kujper.

Ajo është mamaja e lojtarit aq të dëshiruar prej Milanit. 50- vjeçarja gjatë fundjavës është pikasur në qytetin e Milanos ku thuhet se po kërkon shtëpi për të birin.

Ky i fundit, ndërkohë, ka vendosur. Madje, prej javësh tashmë. Ai do vetëm kuqezinjtë me të cilët ka edhe një marrëveshje verbale mbi kushtet e punës. Te kampionët e Italisë e pret fanella me numrin 90 (i preferuari i tij) dhe një kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë 2.5 milionë euro në sezon.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×