Partizani është “Made in Albania”, skuadrën ia bën e gjithë Shqipëria

Partizani prej vitesh po mundohet ta ndërtojë skuadrën mbibazën e lojtarëve të kampionatit shqiptar, për të shmangur samundet riskun e futbollistëve të ardhur nga jashtë, me të cilëtështë “djegur” jo pak në të shkuarën. Skuadra aktuale e tëkuqve është një nga ekipet me më shumë prodhim “Made inAlbania” në përbërje për sa i përket Kategorisë Superiore dhekjo është padyshim diçka për t’u krenuar për të kuqtë.

partizani penalltite

PORTA – Kuadrati prej vitesh i është besuar Alban Hoxhës,portier i dalë nga Besa e Kavajës. Me kalimin e viteve, 34-vjeçari e skaliti emrin në listën e legjendave të klubit tëkuq. Ndërkohë, edhe Vokli Laroshi është prodhim tërësisht shqiptar.

MBROJTJA – Një nga shtyllat e skuadrës, Eneo Bitri, ështëlojtar i dalë nga Tomori i Beratit. Në vitin 2018 Partizani eafroi dhe 25-vjeçari e ka shpërblyer gjithë investimin. Andi Hadroj është gjithashtu njëprodukt tërësisht vendës. Mbrojtësi i djathtë ka debutuar me Laçin si profesionist, por hapin e madh e bëri me Bylisin. Nga ana tjetër, Eljon Sota ështënjë “prodhim” ekskluziv i Apolonisë.

MESFUSHORËT – Një nga”xhevahirët” e Partizanit, Arinaldo Rrapaj, është një lojtar i dalënga “minierat” e klubeve shqiptare. 20-vjeçari është rritur nga akademia e Flamurtarit, teksa para se të transferohej tePartizani për shifrën e 50 mijë eurove, u bë pjesë e Skënderbeut të Ilir Dajës. Valentino Murataj, “luftëtari” i mesfushës,është gjithashtu një lojtar “Made in Albania”. Mesfushori kaluajtur me ekipe si Bylisi, Olimpiku i Tiranës, Dinamo dhePartizani me moshat, por hapin e madh si profesionist e bërite ballshiotët. Vlonjati Bruno Telushi është produkt i Flamurtarit, pra “puro” shqiptar.

SULMUESIT – Tedi Cara ka dalë nga skuadra e Besës sëKavajës, që e rriti dhe e solli deri në nivelin për t’u transferuar te të kuqtë. Xhuliano Skuka deri në moshën 17-vjeçare kaluajtur në Francë, por ishte Korabi i Dibrës, që i hapi derëndhe ngriti në arenën e madhe.

lista

PARADOKSI – Gjithsesi, Partizani i beson produktit shqiptar,por jo aq sa duhet të vetit, sepse vitin e shkuar, duke ukushtëzuar edhe nga ecuria jo e mirë e ekipit, lojtarët e akademisë së kuqe nuk mundën të fitonin minuta sa duhet dheasnjëri prej tyre nuk u afirmua tërësisht në ekipin e parë.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×