“Shfaqet teatrore nuk mbulojnë dot kursin aventuresk të Ramës”, Meta për fjalimin në KiE: Përpjekje për të shmangur vëmendjen nga skandalet ku është zhytur qeveria

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një bashkëbisedim me gazetarët ka folur në lidhje me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në lidhje me fjalimin e kryeministrit Rama në KiE, Meta tha se show i organizuar është përpjekje për të hequr vëmendjen nga skandalet e korrupsioni i qeverisë.

“Skanimi i problemeve që ka evidentuar progres raporti tregon devijim nga kursi i reformave që na bashkojnë me Perëndimin.

Bojkoti i PPE në Strasburg ndaj Ramës ishte mesazh i  qartë se bllofet dhe shfaqet teatrore që organizon duke cënuar edhe seriozitetin e institucioneve të rëndësishme europiane nuk mbulojnë dot kursin e tij aventuresk që nuk është tjetër veç përpjekje për të shmangur vëmendjen nga skandalet ku është përfshirë e ku është zhytur qeveria.

PL mbetet e  angazhuar në denoncimin e skandaleve dhe korrupsionit galopant, por edhe të përpjekjeve për ti dhënë fund keqqeverisjes me të gjitha format e angazhimit opozitar e qytetar”,tha Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×