Sulmuesi i talentuar i kombëtares italiane, Xhianluka Skamaka, pritet shumë shpejtë të firmosë me Uest Hemin, ku së fundmi është nisur drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën në kontratë.
36 milionë euro plus 6 të tjera bonuse kanë bërë që Sasuolo të zgjedhë klubin nga Londra në vend të PSG-së si destinacionin e Skamakës.
Kështu me transferimin e tij, Uest Hem përfundimisht mund të quhet që ka hequr dorë nga transferimi i Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte një nga më të preferuarit e trajnerit Dejvid Mojes, por duket se gjërat ndryshuan pas insistimit të Tomas Tuhel që kërkon me çdo kusht që 20-vjeçari kuqezi të qëndrojë te Çelsi.
Arena e Lajmit

Loading…