Faza e dytë përgatitore në prag të sezonit të ri, Partizani niset sot drejt…

Partizani pati planifikuar të qëndronte në Tiranë për fazë përgatitore, por vështirësia e madhe për të zhvilluar ndeshje miqësore i ka detyruar “demat” të lënë kryeqytetin e të akomodohen në një qytet tjetër.

PARTIZANI 1

Partizani, ashtu si një pjesë e skuadrave të tjera të elitës, ka zgjedhur Pogradecin për të kryer fazën përgatitore përpara nisjes së Kategorisë Superiore dhe Kupës së Shqipërisë.

Ditën e sotme skuadra dhe stafi do të udhëtojnë me autobus drejt qytetit liqenor, ku do të gjejnë gjithashtu temperatura ndjeshëm më të freskëta se në Tiranë. Të kuqtë pritet të qëndrojnë për një periudhë rreth dyjavore në Pogradec.

Kjo është faza e dytë përgatitore për Partizanin në këtë verë, pas asaj në Slloveni në kuadër të ndeshjeve të Europës. Në ditët në vijim pritet që të kuqtë të organizojnë tre ndeshje miqësore me ekipe të Superiores.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×