Ish-mesfushori i Mançester Sitit, Jaja Ture, duket se do të jetë pjesë e Totenhemit duke nisur nga ky sezon, në rolin e trajnerit të akademisë.

Këtë lajm e kanë bërë me dije mediat angleze, të cilët e kanë fotografuar legjendën e Sitit në qendrat e klubit nga Londra.
Kështu Jaja Ture duket se do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij, pasi e mbylli me futbollin e luajtur.

Ai cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në historinë e Premier Ligës, por raporti i tij i tensionuar me Pep Guardiolën, vëri që ai të largohej nga “Qytetarët”.
Arena e Lajmit
and then