Gatuzo me ide të qarta në merkato, kërkon të afrojë te Valencia mesfushorin e Juventusit

Mesfushori i Juventusit, Artur Melo, prej kohësh nuk është në planet e Alegrit, me teknikun italian që kërkon ta shesë këtë merkato. Në janar shumë pranë tij ishte Arsenli, por tratativat dështuan vetëm në fund.

artur melo

Këtë verë në lojë duket se është futur Gatuzo. Italiani që ka marrë në drejtim skuadrën e Valrencias, kërkon ta afrojë brazilianin këtë verë, siç thekson “La Gazzetta dello Sport”.

Rino kërkon që ta afrojë Arturin në formën e huazimit, por paga prej 6 milionë eurosh në vit e komplikon situatën, me klubin spanjoll që i ka kërkuar Juventusit që të marrë pjesë në rrogën e tij.

Nëse lojtari e pranon këtë transferim, atëherë dhe Juventusi do të ishte e gatshme të pranonte kushtet e vëna nga Valencia.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×