Luis Suarez duket se ka marrë një vendim për sa i përket të ardhmes së tij dhe duket se ka zgjedhur ta vazhdojë atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç bën me dije gazetari i ESPN, Tejlor Tuellmen, uruguaiani ka pranuar të bashkohet me skuadrën e MLS, Los Anxhelos FC.
Aty ai do të gjejë dy ish-rival që është përballur përgjatë karrierës së tij.
Bëhet fjalë për Garet Bejl dhe Xhiorxhio Kielinin. Me uellsiani, Suarez është përballur shpesh në “El Clasiço”. Për sa i përket mbrojtësit veteran italian, mbahet mend episodi kur uruguaiani e kafshoi në shpatull gjatë Botërorit të Brazil 2014.
Duket se çdo gjë është harruar dhe Suarez tahmë do të bashkohet me klubin përtej oqeanit, e cila kërkon të ndërtojë një skuadër pretendente për të fituar titullin kampion.
Arena e Lajmit
