Interi duhet të shkëputet nga sezoni i kaluar, ja tri problemet për nënkampionët e Italisë

Interi duhet të stabilizohet dhe të luajë një tjetër lojë duke u shkëputur nga ideja e sezonit të kaluar. Nga sot fillon faza e dytë e grumbullimit. Simone Inzagi është në kërkim të përgjigjeve në funksion të ndeshjeve të para zyrtare. Kjo është sfida me të cilën po përballet trajneri zikaltër dhe skuadra e tij.

inter

SULMI — Problemi i parë është sulmi tjetër, ai pas Lukakut dhe Lautaros. Është në këmbët dhe kokat e dy prej katër lojtarëve që ndihmuan që Interi të ishte reparti më i mirë sulmues i turneut në vitin e kaluar.

Xheko dhe Korrea duhet të karikohen. Sfida me Lensin tregoi hendekun e tmerrshëm midis “LuLa” dhe asaj që qëndron pas. Për Inzagin kjo nuk është një shenjë e mirë. Sepse do të ishte si të riktheheshim në të njëjtin gabim të sezonit të kaluar, kur alternativat për arsye të ndryshme nuk u dhanë pushim dhe minuta titullarëve Xheko dhe Lautaro.

Pasojat u panë në pranverë, ndaj zikaltrit duhet të bëjnë kujdes.

KRAHËT DHE MBROJTJA — Nga ana tjetër, pamundësia për të mbajtur Perisiçin, e detyron Inzagin të gjejë mënyra të reja për të luajtur në korsi.

Gosens pritet të rikthehet në grup dhe ndaj Lionit do të jetë test shumë i rëndësishëm për të.

Gjermani ka detyrën më të vështirë të të gjithë skuadrës, të mos lejojë pengje për Perisiçin, atë që ishte lojtari më i mirë i Interit sezonin e kaluar. Dhe duhet ta bëjë shpejt sepse ka që nga shtatori 2021 që nuk ka luajtur si titullar.

Pranë gjermanit, edhe anësorit tjetër (djathtas), Belanova do t’i duhet kohë. Një vit më parë Dumfrisit iu deshën disa muaj për të lulëzuar, ndaj qëllimi i Inzagit është të përshpejtojë procesin tek ish-kapiteni i të rinjve të Milanit.

Probleme priten nëse largohet Shkriniari. Açerbi nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë, ndërkohë që edhe 33 vitet e De Vrajit kanë nisur të ndihen. Duhen zgjidhje, teksa nga nisja e kampionatit na ndajnë më pak se tri javë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×