Juventusi kërkon të rikthehet dhe një herë te titulli kampion në Itali dhe është duke ndërtuar një skuadër pretendente me emra të mëdhenj në skuadër. Pol Pogba, Angle Di Maria dhe Gelson Bremer janë emrat e afruar këtë merkato dhe duket se do të ketë akoma.
Pas Timo Vernerit, “Zonja” ka një tjetër emër në mendje, nëse transferimi i gjermanit dështon.
Bëhet fjalë për sulmuesin holandez të Barcelonës, Memfis Depaj. 28-vjeçari prej kohësh nuk është pjesë e planeve të Çavit dhe Alegri e kërkonte në Torino që verën e shkuar.
Duket se tashmë tekniku italian kërkon që të bëjë dhe një tjetër tratativë për holandezin, pas te Barcelona nuk do të ketë më hapësira pas transferimit të Robert Levandovskit.
Pritet që takimet mes palëve të ndodhin në sfidën miqësore që Juventusi do të luajë me Barcelonën në SHBA, në orët e para të mëngjesit të 27 korrikut.
Arena e Lajmit
