Kevin Durant nuk është më i lumtur te Bruklin Nets dhe këtë gjë e ka bërë me dije prej kohësh, i cili kërkon me ngulm largimin.

Në garë për të janë futur shumë emra të mëdhenj të NBA dhe së fundmi ajo që kryeson është Boston Sëlltiks.
17-herë kampionët e SHBA-së kërkojnë të përforcojnë skuadrën e tyre me një nga emrat më të mirë të këtij sporti në vitet e fundit.
Për këtë operacion, Sëlltiks kanë ndërmend që të ofrojnë dhe Xhajlen Braun, për të arritur te ylli i Netsave.
Për 33-vjeçarin gjithashtu të interesuara janë edhe Majemi Hit, Finiks Sans dhe Toronto Raptors.
Arena e Lajmit
and then