Maldini dhe Masara kthehen duarbosh, Milani nuk ka akord për talentin e shumëkërkuar në merkato

Udhëtimi i Paolo Maldinit dhe Frederik Masaras drejt Luganos është mbyllur pa fund të lumtur. Drejtuesit kuqezinj janë takuar me zyrtarët e Klub Bryzh për të finalizuar transferimin e mesfushorit Sharl Keteler, por nuk ia kanë arritur qëllimit, pasi nuk kanë gjetur akordin mes palëve.

de keteler

Kuqezinjtë kishin organizuar takim në Lugano të Zvicrës me Vinsent Menert, shefin ekzekutiv të klubit belg, për të negociuat transferimin e lojtarit. Klub Bryzh ishte i qartë në kërkesën që nuk ndryshon: 35 milionë euro të menjëhershme për futbollistin. Ndërsa Milani ka bërë të qartë se është gati të shpenzojë 30 milionë euro si pagesë fikse dhe 2 milionë të tjera në formë bonusi.

Distanca mes palëve nuk është ngushtuar as pas orëve të tëra negociata dhe si rrjedhojë, palët kanë shtrënguar duart pa një akord, duke caktuar një tjetër takim të mundshëm në të ardhmen. Megjithatë, në Itali tashmë nuk janë edhe aq të sigurt se ai do të jetë prioriteti i Milanti, që duket se do të kthejë interesin nga Hakim Ziijeh i Çelsit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×