Roma duket se është shumë aktive këtë verë në merkato, me trajnerin Zhoze Murinjo që kërkon të ngrejë një skuadër pretendente për trofe të rëndësishëm sezonin e ardhshëm.

Gjithsesi, prej kohësh është përfolur se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, nuk do të jetë pjesë e këtij plani të ndërtuar nga portugezi.
Klubi verdhekuq e ka nxjerrë në shitje 22-vjeçarin, me Fiorentin që është dukur më e gatshme për ta afruar.
Gjithsesi, portugezi kërkon që të afrojë një mbrojtës të ri në radhët e skuadrës së tij dhe siç bën me dije “Corriere derllo Sport”, këtë gjë do ta bëjë edhe nëse mbrojtësi shqiptar nuk do të shitet.
Kumbulla përsëri nuk do të shihet si një titullar nga Murinjo, por 59-vjeçari mund ta konsiderojë atë si një lojtar rotacioni.
Arena e Lajmit
and then