“Nuk duhet të kërkosh asnjëherë kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani”, Ramës i mbaron minutazhi, ja batuta me moderatoren në Berlin

Rama (3)

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer dhe një batutë në fund të fjalimit të tij në Berlin me moderatoren e Kongresit të Socialistëve&Demokratëve Europianë.

Teksa mbaroi koha në dispozicion të tij, Rama i tha moderatores se nuk duhet të kërkojë asnjëherë kufij kohe kur do të flasë me burra nga Ballkani.

Ja biseda

-Zoti kryeministër, ja ketë e urrej kur moderoj sepse ka vetëm dy minuta.

Kryeministri Edi Rama: Nuk duhet të kërkosh asnjëherë kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani. Kurrë!

-Kam shumë për të mësuar nga ju.

Kryeministri Edi Rama: Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe kam përshtypjen që Margaret Thatcher e kishte me ne kur thoshte që “Nëse doni të flisni, gjeni burra, në qoftë se doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×