Lacio është vetëm një hap larg zyrtarizimit të mesfushorit të Interit, Matias Vesino. Uruguaiani prej kohësh ka kërkuar largimin nga zikaltrit, pasi kërkon më shumë minuta.

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare dhe agjenti i futbollistit, Alesandro Luçi, kanë rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare për 2 milionë euro në sezon.
Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, agjenti i Vesinos do të takohet me Lotiton në orët në vazhdim dhe do të diskutojnë detajet e fundit të kontratës, ku më pas pritet dhe firma nga uruguaiani.
Arena e Lajmit
and then