U takua në Hagë me ish-drejtuesit e UÇK-së, Veliaj: Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve

Capture

Pas takimit me ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së në Hagë, kryebashkiaku Erion Veliaj thekson se beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve.

Në një status në Twitter, Veliaj shkruan se ajo betejë ndali spastrimin etnik nga ushtria serbe dhe solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit.

“Me mikun e mirë Enver_Hoxhaj për të takuar e mbështetur vëllezërit tanë në Hagë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e drejtuesit e UÇK-së. Beteja e drejtë për lirinë e Kosovës ndali genocidin ndaj shqiptarëve, spastrimin etnik nga ushtria serbe, solli çlirimin dhe pavarësinë e vendit”, nënvizon kryetari I Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Bashkë me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, kryebashkiaku Veliaj takoi sot në Hagë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×