Vazhdon telenovela Broja, pronari i ri i Çelsit organizon sot darkë me klubin që kërkon me ngulm sulmuesin

Emri i Armando Brojës është kthyer në një telenovelë të vërtetë të merkatos së verës dhe është padyshim një nga më të lakuarit e këtyre muajve në kampionatin anglez. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare pret të mësojë nëse do të jetë pjesë e Çelsit apo jo dhe nga dita në ditë, situatat duket se ndryshojnë në mënyrë drastike.

broja

Në 24 orët e kaluara, raportohej se Uest Hem që ishte pranë firmës me të, ktheu sytë nga sulmuesi i Italisë, Skamaka, e kështu hoqi dorë nga lojtari të cilin Tomas Tuhel e do si alternativë në radhët e bluve. Por sot, në mediat britanike raportohet se pronari i ri i Çelsit, Tod Boehli, do të takohet me drejtuesit e Uest Hem në një darkë informale ku do të diskutohet edhe çështja e Brojës.

Boehli i ka bërë ftesë drejtuesve të Uest Hem që të marrin pesë në një darkë që do të organizohet menjëherë pas takimit të presidentëve të 20 klubeve të Premier Ligës, një mbledhje e zakonshme kjo para fillimit të kampionatit. Biznesmeni amerikan ka ftuar të gjithë bordin e Uest Hem në një darkë që do të shërbejë si njohje me homologët e tij londinezë, por edhe ku do të diskutohen pika të rëndësishme të merkatos ku ai është përfshirë në mënyrë direkte.

Te Uest Hem me sa duket vazhdojnë të interesohen për Brojën dhe darka e sotme mund të hedhë edhe më shumë dritë rreth të ardhmes së tij dhe shanseve që ka sulmuesi i përfaqësues shqiptare për të ndërruar klub në verë në mënyrë përfundimtare, pasi ai nuk pranon më huazime sezonale.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×