Serxho Ramos dhe Lionel Mesi nuk i kanë pasur marrëdhëniet e mira në kohën kur aktivizoheshin me fanellën e Real Madridit dhe Barcelonës.

Gjërat më pas ndryshuan ku të dy futbollistët u bënë shokë skuadre te PSG-ja, por sërish “xixat” mes tyre nuk kanë munguar.
Së fundmi në një mini-ndeshje në seancën stërvitore të skuadrës pariziene, Serxho Ramos i ndërhyn yllit argjentinas duke e përplasur, por ky i fundit qëndron në këmbë dhe shënon gol.
Menjëherë Mesi shkon te mbrojtësi spanjoll dhe Ramos e kap në kokë me kuptimin që i ka kërkuar falje.
Një video që menjëherë bëri xhiron e rrjetit.
– Arena e Lajmit
and then