De Bryjne, njeriu i fundit i Pep Guardiolës: Më duket se tani kam nisur të plakem

Kevin de Bryjne është njeriu i fundit që ka mbijetuar nga skuadra që Pep Guardiola gjeti në “Etihad”. Pas largimeve të Rahim Sterlingut dhe Fernandinjos në merkaton e kësaj vere, të gjithë lojtarët që trajneri katalanas gjeti te “Qytetarët” kur shkeli për herë të parë në Mançester në verën e vitit 2016 janë larguar, me përjashtim të mesfushorit 31-vjeçar.

De Bryjn Siti

Dhe kjo nuk është rastësi. Sepse ai e admiron belgun për cilësitë e tij të jashtëzakonshme në fushë, por edhe të liderit në dhomën e zhveshjes. Katalanasi tha se për Erling Halandin eksperienca e belgut do të jetë gjëja më e rëndësishme që sulmuesi i ri norvegjez të ambientohet në Mançester. Dhe De Bryjne, i cili ka edhe tri vite kontratë në “Etihad” pritet të qëndrojë shumë më gjatë në klub. I pyetur në lidhje me foton e skuadrës së vitit 2016 ku ai është lojtari i fundit që i ka rezistuar kohës, De Bryjne tha me humor:

“Po, e kam parë. Kjo tregon se po plakem tani. Kështu ndodh ndonjëherë, por unë kam 7 vite në klub tani, ndërsa Pep ka gjashtë. Është një kohë e gjatë në një klub futbolli në këto kohë. Por unë jam ende shumë i lumtur me atë që po bëj këtu dhe shpresoj që klubi të jetë i gëzuar me mua. Gjithçka ka ndryshuar shumë që kur Pep erdhi, por ishte argëtuese të shikoje se kam ngelur vetëmunë”. Siti shiti Sterlingun, Zhezusin dhe Zinçenkon këtë verë, përveç Fernandinjos së larguar, ndërsa transferoi Halandin, Filipsin dhe Alvarezin.

kevin

De Bryjne shpreson që skuadra të vazhdojëtë jetë konkurruese edhe në tëardhmen: “Ka pasur shumë ndry- shime këtë vit. Është pak e trishtueshme për lojtarët që kanëshkuar, sepse unë kisha një marrëdhënie të mirë me ta. Në njëmënyrë e kuptoj përse ndodhndonjëherë në futboll, por sërishmë vjen keq që i pashë të largohen. Ndonjëherë është mirëtë kesh të njëjtën skuadër përreth, por ndonjëherë duhet edhet’i ndryshosh gjërat. Por kanëardhur edhe lojtarë shumë tëmirë. Dhe shpresojmë që tëvazhdojmë të jemi të suksesshëm edhe këtë vit”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×