“Kujdes shqiptarët”/ Zrinjski alarmohet dhe fton tifozët: S’ju zhgënjejmë…

Zeljezniçari mposhti të dielën Zrinjskin pas përmbysjes 2-1 dhe fitorja e bluve u komentua nga gjithë Bosnja përfshirë edhe dyshen Edin Xheko dhe Ibrahim Shehiç të cilët janë tifozë të kësaj skuadre. Zrinjski kaloi në epërsi me golin e Bilbia 1-0, por “Zeljo” ishte më mirë në pjesën e dytë dhe arriti të kthente lojën.

Zrinjski

Fillimisht Gasal barazoi rezultatin e më pas Mekiç u solli fitoren bluve. Pas ndeshjes, trajneri i Zrinjskit, Sergej Jakiroviç, bëri një koment të shkurtër, por nuk kishte shumë arsye për t’u kënaqur.

“Ju nuk më njihni nëse mendoni se ne e nënvlerësuam Zeljezniçarin. Skuadra ime nuk do të nënvlerësojë kurrë askënd. Zeljezniçari fitoi me meritë, sepse ata ishin më të mirë. Ne duhet të kishim shënuar më shumë gola në pjesën e parë, por dështuam. Zeljezniçari në pjesën e dytë shënoi më shumë gola dhe pas gati një viti pësuam një disfatë. Unë e përgëzoj Zeljezniçarin për fitoren e merituar”, tha Jakiroviç, duke shtuar:

“Sigurisht, kjo disfatë mund të lërë gjurmë te ne, por do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Të enjten është një ndeshje e vështirë kundër Tiranës. Ne luajtëm vetëm pjesën e parë kundër Tiranës, ata janë një ekip serioz dhe ne duhet të jemi jashtëzakonisht seriozë për të mos pasur probleme”, mbylli trajneri i Zrinjskit. Pas humbjes, Zrinjski në faqen zyrtare të “Facebook”-ut shkroi se humbja e Zeljezniçarit nuk do t’i dekurajojë.

“Një disfatë që nuk do të na dekurajojë, por vetëm do të na motivojë për më tej. Na pret një javë e rëndësishme. Ejani Zrinja!”, shkroi klubi i Mostarit. Trajneri i Zrinjskit nga 11-shja në Tirana kishte aktivizuar vetëm Korlukën, Barishiç, Saviç dhe Bilbia. Nga titullarët e Tiranës në stol ishin Tiçinoviç, Magdiç, Jukiç, Kamenar, Jankoviç.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×