“Lësho kafen e ikni, mos na çani dërrasat”, pas denoncimit për ryshfet, shkarkohet efektivi i rrugores në Fier

9ead02f9 325f 4a52 B17b E501bf5ec289

Është shkarkuar efektivi i policisë që kërcënoi qytetarin me një gjobë të majme. Denoncimi u publikua mbrëmjen e djeshme.

Hysen Metalian nga radhët e Policisë Rrugore u shfaq në një video ku kërkonte ryshfet nga një prej drejtuesve të automjeteve për të mos i vendosur gjobë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vajkan ku punonjësi i policisë, në shpërdorim të detyrës i ka kërkuar shumë monetare drejtuesit të mjetit në këmbim të mos-vendosjes së gjobës.

Ndaj Hysni Metalias i cili mbante edhe postin e inspektorit, kanë nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Komunikata e plotë e Policisë së Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, porsa është njohur me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, një punonjës Policie, duke shpërdoruar detyrën, i ka kërkuar një drejtuesi mjeti lekë në këmbim të mosvendosjes së gjobës, ka miratuar përjashtimin e menjëhershëm nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësit të Policisë Inspektor H. M. me detyrë punonjës i Policisë Rrugore Fier.

Po në lidhje me këtë rast, ndaj punonjësit të Policisë inspektor H. M., AMP ka nisur hetimin për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën dhe inkurajon ata që të vijojnë të denoncojnë çdo tentativë të tillë, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm

Skandali i publikuar në infrared.al

Infrared.al  publikoi një skandal ,i cili në ditët e festave është kthyer në një fenomen mjaft shqetësues.Në videon e publikuar ,u pa me zë dhe figurë se si një efektiv policie në hyrje të qytetit të Fierit ,e kërcënon qytetarin me një gjobë të majme dhe më  pas ai i kërkon lënien e “kafes” që mos të marrë gjobën.Ngjarja është zhvilluar ditën e mërkurë në datë 21 dhjetor ,rreth orës 16 e 40 ndërkohë që qytetari që ka denoncuar pranë infrared.al se efektivi i policisë vazhdimisht ka këmbngulur që të merrte shumën prej 2000 lekësh të reja edhe pse nuk kishte shkelje ,prandaj kjo ka qënë dhe arsyeja pse dhe e ka filmuar . Infrared.al ,fton çdo qytetarë të denoncojë pranë portalit  ,çdo lloj abuzimi apo shkelje që has përgjatë ditës.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×