“Më kërkuan disa klube të Superiores”, Atanda: Zgjodha Egnatian para shumë ofertave, do jemi te pesë më të mirët

Në dy miqësoret e zhvilluara nga Egnatia në Ohër, ishqendërmbrojtësi i Partizanit, Sotiq Atanda, ka luajtur titullar në të dyja sfidat. Në takimin e parë mbrojtësi kishte në krah Sadikun, ndërsa në të dytin Kacbufin. Në të dyja këto miqësore, ai ka dëshmuar formë të lartë sportive duke bërë liderin në qendër të prapavijës. Afrimi i Atandës tek Egnatia nuk ishte i lehtë dhe presidentit Demrozi iu desh kohë e gjatë për ta bindur. Këtë fakt e shpreh edhe vetë Atanda, i pyetur përse zgjodhi Egnatian.

ATANDA

“Pata mjaft oferta para se të vendosja për Egnatian. Janë disa klube të Superiores që s’po i citoj emrat. Ndër më seriozet m’u duk oferta konkrete dhe ambicia e presidentit të Egnatias, Agim Demrozi, dhe vendosa t’i përgjigjesha pozitivisht. Tani që po ndiej nga afër kujdesin e tij dhe ambientin tek Egnatia, jam i kënaqur që bëra këtë zgjedhje”, u shpreh fillimisht mbrojtësi. Më tej Atanda tregon edhe përshtypjet e para pas kësaj periudhe tek Egnatia.

“Ndihem mirë dhe mund të them se tek Egnatia kam gjetur një grup cilësor. Në dy miqësoret që kemi luajtur, kam vënë re se shumica e shokëve të ekipit kanë cilësi. Në miqësoren e parë luajtëmpër herë të parë dhe patëm mungesë koordinimi mes nesh. Ky ishte shkaku që humbëm.

Në të dytën erdhi edhe njëfarë harmonizimi më i plotë dhe kjo u pasqyrua në lojë, por edhe rezultat. Nga dita në ditë po njohim më mirë njëri-tjetrin dhe jam i bindur se grupi do të rrisë cilësinë çdo ditë. Jam i bindur se në prag të sezonit do të jemi një ekip i denjë dhe konkurrent. Nuk mund të them kampion, por mundësitë reale i kemi të paktën të jemi mes pesë ekipeve të para në renditje”, përfundoi Atanda.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×