Memelli ndryshon strategjinë e Skënderbeut në Kategorinë e Parë, “luftë nervash” me Berishën

Skënderbeu ka nisur një tjetër javë përgatitjesh. Ngarkesat kanë ardhur në rritje dhe vëmendja e Migen Memellit këtë herë u përqendrua te testet fizike. Para se të niste nga puna, numri një i pankinës korçare zhvilloi një analizë të shpejtë, duke përmendur qartazi objektivat dhe pritshmëritë që ka për sezonin e ri. Kategoria e Parë kërkon “muskuj”, ndaj prioritet do t’i jepet edhe kësaj pjese.

skenderbeu

TESTET – Trajneri është treguar strikt gjatë testeve, duke mos toleruar askënd dhe asgjë. Rezultatet përfundimtare kanë qenë deri diku pozitive për Memellin. Ai mbeti përgjithësisht i kënaqur me pjesën kryesore të ekipit, ndërsa befasia ka ardhur nga akademia e Skënderbeut. Rei Pecani, i dalë nga ekipet zinxhir, për të dytin vit radhazi ka qenë lojtari që ka befasuar në testet fizike, aq sa trajneri nuk ka ngurruar që ta falënderojë dhe vlerësojë para të gjithëve.

BERISHA – Ajo që binte në sy që në kontaktin parë, është mungesa e Elvi Berishës. Duket se klubi dhe lojtari janë në luftë nervash, me sulmuesin që nuk ka dëshirë të jetë më pjesë e Skënderbeut edhe pse ka gjashtë muaj kontratë aktive me klubin që nuk bën asnjë hap pas. Nuk dihet se si do të përfundojë telenovela, por një gjë është e sigurt, Ardjan Takaj lojtarin e pret në Korçë, qoftë edhe për pak muaj. Kujtojmë se sulmuesi mungon prej datës 20 korrik. Ai ka njoftuar se është me COVID. Mbetet për t’u parë nëse do të kthehet kur të shërohet…

AFRIMET – Edhe pse faza përgatitore ka nisur tashmë për korçarët, Skënderbeu është ende i paplotë. Sot pritet që të vijnë edhe tre afrikanët e parë, Gutrand Ngunimba Meil, Kelvin Edo Doseh dhe Aboubacar Sumaila. Ata do të bashkohen me ekipin, ndonëse u duhet pak kohë që të ingranohen me pjesën tjetër të grupit. Por ajo që është më kryesorja, mbetet fakti se vetëm në fillim të gushtit ekipi do të jetë i plotë, kohë kur do të bashkohen të gjitha afrimet dhe konfirmimet e sezonit të ri.

– Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×