Pas “Tigrit” vjen edhe “Bisha”, një supersulmues tjetër për skuadrën e Ivan Balliut

Rajo Vajekano, ku luan mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, Ivan Balliut, pak nga pak po kthehet në një skuadër e cila duhet pasur frikë në kampionatin spanjoll. Kjo, për faktin e thjeshtë se së shpejti në sulmin e saj pritet të luajnë përkrah “Tigri” dhe “Bisha”.

falkao balliu

Radamel Falkao, i cili njohët me nofkën “Tigri”, së shpejt do të ketë përkrah një tjetër emër shumë të njohur të futbollit ndërkombëtar, spanjollin Diego Kosta. Sulmuesi me nofkën “Bisha”, por kërkon një ekip në Madrid apo pranë tij, pasi dëshiron që të qëndrojë aty me familjen e tij.

diego kosta

Zgjedhja më e mundshme është Rajo Vajekano dhe palët janë shumë pranë një akordi njëvjeçar, që afrohet edhe nga fakti se ai njeh klubin pasi kjo nuk do të ishte eksperienca e parë e brazilianit të natyralizuar si spanjoll në këtë ekip. Ai ka luajtur i huazuar nga Atletiko Madrid në vitin 2012 te Rajo, duke shënuar 10 gola në 16 ndeshje me fanellën e kësaj skuadre.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×