Mbetet e hapur ndërkohë çështja me dy afrikanët e tjerë të kryeqytetasve, sulmuesin Artur Rexhinaldo dhe mesfushorin Lancinet Sidibe. Për këtë të fundit ndoshta mund të ketë një zgjidhje të ngjashme me të Çinedusë.

Pra, një shitje të Sidibesë për të fituar financiarisht, pasi edhe ai ka kontratë me blutë dhe nuk mund të luajë në asnjë vend tjetër pa miratimin e klubit. Ndryshon situata me Rexhinaldon, i cili është në moshë të madhe dhe vështirë se mund të shitet.
NGËRÇI NË SULM
Me shitjen e Çinedusë dhe Rexhinaldon ende pezull, për blutë bëhet edhe më e nevojshme merkatoja në sulm. Dinamo ka afruar vetëm Taulant Markun deri tani për këtë repart dhe kuptohet që objektivat e saj kërkojnë më shumë sasi dhe cilësi në sulm.
Trajneri Nevil Dede më parë ka folur me bindje se klubi do të godasë në shenjë në sulm, ndaj dhe mbetet për t’u parë se çfarë lëvizjesh konkrete do të bëhen në vazhdim. Skuadra ka nevojë për të paktën një goditje “big” në repartin e avancuar.
Arena e Lajmit
and then